×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Gazeta e njohur angleze shkruan për reagimin e Ragip Xhakës ndaj Zana Avdiut

    Insajderi
    06 December 2022 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reagimi i Ragip Xhakës ndaj aktivistes për çështje gjinore, Zana Avdiu, në një studio televizive, nuk la pa u vërejtur edhe nga mediumi prestigjioz The Sun.

    Presigjiozja angleze ia kushtoi një artikull të veçantë këtij “rasti”.

    Avdiu e quajti gjest rrugaçi veprimin e mesfushorit ndaj futbollistëve serbë, teksa babai i lojtarit të Arsenalit reagoi ashpër.

    Nëse ajo e quan Granit Xhakën një iriq rruge, është turp i madh!

    “Gruaja që ulet në këtë emision dhe nuk ka asnjë ide as nga sporti, as nga emocionet, as nga shqiptarët. Këta shajnë nënën, gruan dhe fëmijët e tij, bëjnë një sërë gjestesh, thërrasin “Vritni shqiptarët!”, “Kosova është Serbi!” dhe ajo e quan Granit një rrugë djem…Familja Xhaka asnjëherë nuk është dorëzuar dhe nuk dorëzohet, gjesti i Granitit nuk ka qenë as politik dhe as seksist”, tha ndër të tjera babai i Xhakës në T7.

    Tutje ai paralajmëroi mediet që të kenë kujdes së çfarë shkruajnë për futbollistin me origjinë kosovare, detaj ky që nuk pati se si t’i ikte një mediumi si The Sun.

    https://www.thesun.co.uk/sport/20668893/xhaka-dad-arsenal-disgraceful-gesture-switzerland-world-cup/

    Ky debat ka ca ditë që është temë kryesore edhe në Kosovë, çka pasoi edhe me ofendime ndaj Avdiut.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark