×
  • Sport
  • Sport

    Gazeta e njohur italiane: Juventus përfundon në Serie B?

    Insajderi
    27 January 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juventus mbetet një temë e hapur diskutimi, pasi prokuroria ka kërkuar edhe 40 ditë të tjera kohë për të përfunduar hetimet.

    E përditshmja torineze, “Tuttosport”, ngre alarmin pasi dyshohet se dënimi me -15 pikë të hequra, mund të shkojë në dyfishim, pra -30 pikë, gjë e cila do të bënte që bardhezinjtë të përfundonin në zonën e kuqe, atë të rrezikut.

    Duket se Juventus ndodhet në probleme të mëdha, edhe pse në fakt kreu i ri i klubit ka bërë të ditur disa ditë më parë se ai do të merret me këtë çështje.

    Titulli i faqes së parë nga “Tuttosport” ishte: “Dëshirojnë ta dërgojnë Juven në Serie B?”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark