×
Show

Portali Evropian: E ardhmja e Kosovës rrezikon famën e Era Istrefit

Insajderi
04 December 2018 - 13:17

Era istrefi është duke e vendosur Kosovën  në hartën ndërkombëtare të muzikës edhe pse disa prej tyre  nuk e dëshirojnë që ajo të jetë atje.

Politico 28 ka konsideruar Erën si ambasadore të zhanrit pop, pasi ka arritur përfaqësimin e vendit të saj në botë  përmes artit muzikor.

Këngëtarja nga Prishtina ka marrë një famë botërore duke u ngjitur në skenat ndërkombëtare me hapa shumë të shpejtë.

Dhjetë vjetë pasi Kosova shpalli pavarësinë, Era u bë pjesë e një brezi të ri artistësh që i jepi vendit  të saj një frymë tjetër,  një imazh me alternativ me atë të dominuar nga varfëria, krimi dhe politikanët e korruptuar që grinden për të ardhmen.

Shumë bashkëkombës të saj si Rita Ora e futbollisiti Xherdan Shaqiri u rrit në Evropën Perëndimore, Era u rrit dhe filloj karrierën e saj në Kosovë, provë kjo që talenti mund të shpërtheje edhe jashtë vendit, stili i së cilës krahasohet më Sia dhe  Rihanna.

Muzika  nuk është politke, mirëpo e ardhmja për Kosovën kërcënoi të shkatërronte performancën e Era Istrefit gjatë kampionatit botërore, pasi Rusia nuk njihte territorin e Kosovës, nuk ja lejoi të hynte me pasaportë të saj, pasi u pajis me pasaportë të Shqipërisë ajo ja doli ta mbyll performancën para një audience milionëshe.

“Vetëm fakti që isha atje ishte, ishte mjaft një deklarim politik”, ka thënë Era në Londër.

Era Istrefi pas shumë bashkëpunime me emra të famshëm ndërkombëtarë pritet që në vitin 2019 ta  lansojë albumin e saj të parë/Insajderi.com

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark