×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazeta gjermane: Grenell mund të tërhiqet nga pozita e ambasadorit

    Insajderi
    24 May 2020 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, mund të tërhiqet nga pozita e ambsadorit të SHBA-ve në Gjermani.

    Sipas raportimeve të gazetes gjermane “Die Ëelt”, Grenell nuk do kthehet nga Washingtoni në Gjermani pas punës së përkohshme si shef i shërbimit sekret amerikan.

    Tërheqja e tij mund të ndodh brenda javëve të ardhshme.

    Trump në muajin shkurt e ktheu Grenellin në Uashington për të marrë përkohësisht përsipër drejtimin e shërbimit sekret të SHBA-së, pasi zëvendësoi ish-drejtorin në detyrë të Inteligjencës Kombëtare Joseph Maguire, shkruan politico përcjell Klan Kosova.

    Mandati i tij si zyrtari më i lartë i inteligjencës së Trump ka marr fund.

    Javën e kaluar, Senati i SHBA-së konfirmoi se Kongresmeni John Ratcliffe do të pasojë Grenellin në këtë detyrë.

    Në fillim të marsit, “Daily Ëire” raportoi se Grenell kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë se ai nuk dëshironte të kthehej në Berlin pasi të mbaronte pozita e përkohshme në krye të inteligjencës në Ëashington.

    Në atë kohë, megjithatë, nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar as nga Shtëpia e Bardhë, as nga Ambasada në Berlin. /Insajderi.org

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark