×
  • Sport
  • Sport

    Ndërkombëtarizohen gazetarët sportiv të Kosovës

    Insajderi
    09 February 2016 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarët sportiv të Kosovës janë pranuar në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media, të cilën e kanë shkruar Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, ani pse lajmi për pranimin është dhënë në fund të komunikatës.

    “Nga 34 përfaqësues të shteteve evropiane, 22 votuan për, 9 ishin kundër (në mesin e tyre, Serbia, Mali i Zi, Greqia, Rumania, Rusia, Spanja etj) dhe tri vende abstenuan. Në këtë mënyrë Kosova fitoi të drejtën e pranimit me të drejta të plota në Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportiv”, thuhet në fund të komunikatës.

    E krejt ky sukses i gazetarëve sportiv të Kosovës, është arritur pas pjesëmarrës së dy gazetarëve në kongresin e 79-të të Asociacionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv.

    Kryetari i gazetarëve sportiv të Kosovës, Arlind Grantolli dhe sekretari i kësaj shoqate Arlind Sadiku, kanë marrë pjesë në këtë kongres si vëzhgues, por sipas njoftimit për media të kësaj shoqate, atje është lobuar për anëtarësim.

    Edhe pse lobimi ka pasur sukses, njësoj sikurse në tentimet tjera të Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, edhe gazetarët sportiv kanë të njëjtin problem: politikën.

    “Fillimisht, aplikimi i SHGSK-së në AIPS-a është dashur të shqyrtohet nga dega evropiane e këtij institucioni, president i së cilës është greku, Yannis Daras. Ndërsa në komitetin ekzekutiv të AIPS Europe, është edhe serbi Milinkovic Predrag. Meqë këto dy figura vijnë nga shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovën si shtet, në prezantim e sipër para delegatëve nga Evropa, presidenti Yannis Daras kërkoi që të kenë kujdes të veçantë pasiqë kjo është situatë e ndjeshme dhe jashtëzakonisht e ndërlikuar”, thuhet në njoftimin e gazetarëve sportiv.

    Madje për këtë çështje, gaetarëve sportiv  ndërkombëtar u ka folur edhe Arlind Grantolli  i cili sipas njoftimit për media ka “shpjeguar faktet dhe argumentet pse Kosova ka çdo të drejtë të jetë anëtare e AIPS-ës, duke theksuar që shpallja e pavarësisë së në vitin 2008, deri tash, është njohur nga më shumë se 110 shtete shumica e të cilave janë nga Evropa”.

    E kjo thuhet se ka ngjallur reagime të ashpra, nga kundërshtuesit e gazetarëve sportiv nga Kosova.

    “Pastaj, vazhduan replikat nga përfaqësuesi i Serbisë, Greqisë, Rumanisë etj, shtete të cilat nuk ishin pro Kosovës në Kongres dhe lobonin që kjo çështje të mos kaloi. Por, duke dëgjuar argumentet e kryetarit Arlind Grantolli dhe sekretarit Arlind Sadiku, filluan të ngrisin zërin edhe shtetet e fuqishme si Franca, Belgjika, Italia etj, duke i dhënë një kahje të duhur debatit dhe duke përkrahur Kosovën”, thuhet në njoftimin e gazetarëve sportiv.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark