×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetarët ukrainas ndajnë përvojat e raportimit mbi luftën me studentët e UP-së

    Insajderi
    31 May 2022 - 18:13

    Në ambientet e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, sot prezent ishin gazetarët e ardhur nga Ukraina, shkruan Insajderi.

    Në kuadër të lëndës “Marrëdhënie me Publikun”, Departamenti i Gazetarisë organizoi këtë takim nëpërmjet të cilit gazetarët, Serhii Shevchenko, Liudmyla Mekh dhe Lyudmila Makey, bashkëbiseduan me studentët për rreth një orë e gjysmë.

    Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Muhamet Jahiri tha se qëllimi i aktivitetit ishte që përmes bashkëbisedimit me gazetarët, studentët të dëgjojnë rreth raportimit në kohë krize.

    “Me rastin e përfundimit të vitit akademik, si departament menduam ta mbyllim vitin me gazetarë që po qëndrojnë këtu, prej te cilëve dështëm te iu ofrojmë studenteve tanë përvojën e raportimit nga lufta”. tha Jahiri për Insajderin.

    Profesori universitar, tregoi për Insajderin se përpos raportimit nga lufta, studentët patën mundësinë të dëgjojnë edhe rreth propagandës ruse.

    “Gjithashtu deshëm ta trajtojmë temën e propagandës ruse në Ukrainë, e dimë që lufta e informacionit ka qenë më e madhja pas asaj frontale, synuam ta dëgjojmë në veten e parë nga vet ata. Nga ky takim përfituan studentët tanë, madje kanë marrë edhe motiv për profesion”, tha ligjeruesi universitar.

    Ndërkaq, Gentiana Krasniqi, studente në këtë departament, e cila ishte pjesëmarrëse në aktivitet tha se diskutimi i zhvilluar gjatë aktivitetit ishte informativ.

    “Ky diskutim me gazetarët ukrainas ishte shumë informativ për ne si student të gazetarisë. Ata na treguan se sa shumë janë të kënaqur me mikpritjen që iu ofrojnë shqiptarët, poashtu edhe se sa e ngjashme është kultura jonë me kulturën e ukrainasëve”, tha Krasniqi për Insajderin.

    Sipas saj, pjesa të cilën studentët e pëlqyen më së shumti ishte bashkëbisedimi rreth pyetjeve në të cilat kishin interes studentët.

    Departamenti i Gazetarisë, aktivitetin e sotëm nuk e ka si të parin, krejt kjo pasi bazuar edhe në rrjetin social Facebook të menaxhuar nga stafi, aktivitetet janë të njëpasnjëshme dhe gjithmonë me laramani temash për edukim mbi median./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark