×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gazetari besnik i Thaçit me komente seksiste për Osmanin: U pre në brisk për tu bërë presidente HOT

    Insajderi
    20 May 2022 - 21:28

    Drejtori i Albanian Post, Baton Haxhiu, ka shkruar se “Osmani u pre në brisk për tu bërë presidente HOT”.

    Këto komente seksiste, Haxhiu që njihet për afërsinë e tij me ish-presidentin Hashim Thaçi, i ka bërë në një shkrim të cilin e ka publikuar në portalin e tij.

    Artikulli me titull “Valdrin Sahiti for President” nis me paraqitjet e dikurshme “pa shije”, siç ka shkruar Haxhiu të njerëzve të Albin Kurtit.

    “Me flokë të pakrehura, herë me xhemper të pashije vija-vija, herë me këmisha të pahekurosur pa pedanteri minimale, Albin Kurti i mësonte të tijtë se ‘kravata është simbol i ndarjes klasore’. Një qëndrim i tillë, sikurse edhe shumë të tjera të Albin Kurtit, është aq palidhje sa nuk meriton vëmendje të mëtejshme këtu”, shkruan ai.

    Shkrimi vazhdon në këtë linj, deri kur del tek çështja e peshës së presidentes.

    “Vjosa Osmani shkoi e u pre në brisk të kardiologëve më të zgjedhur të Turqisë për të hequr kilogramët e tepërt. Pra, mos të jetë vetëm Presidente me votë të tregtuar edhe nga Adelina Grainca, por edhe një Presidente ‘HOT’. Jo rastësisht, lartë e poshtë nëpër studio televizive, ka filluar ta citojë edhe Dafina Zeqirin: “llafe-llafe”, a si ishte ajo kënga”, shkruan tutje Haxhiu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark