×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Lajme / Kosovë

    Gazetari Krasniqi: Shkurte Fejza e vodhi këngën “Mora fjale” nga ky këngëtar

    Insajderi
    07 March 2021 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Mora fjalë”, këngë kushtuar heroit legjendar Adem Jashari, duket të jetë vjedhur nga Shkurte Fejza.

    Sipas, gazetarit Benik Krasniqi, kjo këngë ikonike, është kënduar së pari nga këngëtari Qzim Beqa, ndërsa pastaj edhe nga Shkurte Fejza.

    Ai në një shkrim në Facebook, ka publikuar edhe videon ku këngëtari Beqa këndon këngën “Mora fjalë”.

    “A e dini se këngën “Mora fjalë” i pari e ka kënduar Qazim Beka, këngëtar jo shumë i njohur?  Pra, a po i bie që edhe kënga ikonë për Adem Jasharin është përvetësuar (për të mos thënë vjedhur), nga një ikonë e muzikës popullore, siç është Shkurte Fejza?”, ka shkruar gazetari Krasniqi.

    Secilin përvjetor e festë shtetërore, nuk ka se si të mungojë kjo këngë e cila i këndon heroizmit të Adem Jasharit, dhe familjes Jashari të cilët ranë për lirinë e Kosovës, nga forcat paramilitare serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark