×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetarja Bieta Sulo përzë nga studio Olsi Jazexhiun, mbështetësin e poligamisë

    Insajderi
    30 September 2022 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Historiani shqiptar Olsi Jazexhiu, publikisht ka ofenduar Zhaklin Lekatarin derisa po diskutonin për temën “Ligjërimi i poligamisë”, në emsionin “Ftesë në 5”.

    Në një moment teksa komentonte për këtë pjesë, Jazexhiu u përplas verbalisht me Lekatarin, madje duke e ofenduar me fjalët më të rënda.

    “Ti bën reklama pornografike, nuk ke turp. Për t’iu rritur klikimet Bietës”, i është drejtuar ai Lekatarit.

    Lekatari i është kundërpërgjigjur me fjalët “Ju keni kryer sot shumë vepra penale publikisht. Ju jeni një zë antishqiptar, ju doni që të zhbëni identitetin shqiptar, por ne nuk do t’ua lejojmë”.

    Eskalimi i debatit ka bërë që moderatorja Bierta Sulo të kërkonte që ai të linte emisionin.

    Pjesë nga debati:

    Jazexhiu: Ti bën reklama pornografike, nuk ke turp. Për t’iu rritur klikimet Bietës.

    Lekatari: Kështu vishen aktoret pornografike. Po tregoni nivelin tuaj.

    Jazexhiu:  Po ku ke nivel ti moj! Ti po degjeneron shoqërinë shqiptare.

    Lekatari: Ju sapo dështuat.

    Jazexhiu: Avash se më preke.

    Jazexhiu: Nëse Zhaklina do të  bëjë sherr me mua, le të bëjmë sherr, ia numeroj të gjithë dashnorët unë Zhaklinës.

    Gazetarja: Kjo që po thua është e turpshme. Si mision familjar keni mbrotjen e grave shqiptare.

    Lekatari: Ju keni kryer sot shumë vepra penale publikisht. Ju jeni një zë antishqiptar, ju doni që të zhbëni identitetin shqiptar, por ne nuk do t’ua lejojmë.

    Jazexhiu: Po mirë moj zemër si të duash ti, ta prishim ne ty!

    Gazetarja: Më vjen keq, në të tilla nivele nuk mund të vazhdojë bashkëbisedimi.

    Eskalimi i debabtit nisë nga minita 08:00..

    https://www.youtube.com/watch?v=o-WCxr4FoQA&t=325s

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark