×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazetarja nga Shqipëria tregon detaje: Tri gra u vranë për 30 minuta në tri lokacione

    Insajderi
    01 March 2023 - 23:35

    Sot në Shqipëri u vranë tri gra dhe u plagosen tri të tjera.

    40 vjeçari Dan Hutra, i cili vrau tre gra sot në Tiranë dhe plagosi tre të tjera, ishte dënuar me burg për vrasjen e gruas së tij të parë Dafina Havalja.

    Ai është vënë në pranga pas disa orësh në arrati në zonën e Sharrës, në periferi të Tiranës.

    Gazetarja e ABC News, Etleva Delia, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se e gjithë ngjarja ndodhi për 30 minuta dhe krimet u kryen në tri lokacione të ndryshme.

    “Sot ishte një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë, tri ngjarje me tri viktima prej 30 minuta në tri zona të ndryshme të Tiranës. Ai ishte dënuar më parë dhe kishte vrarë më parë, por ishe dënuar me dënim të pakuptimtë”, tha ajo.

    Deliu, mes tjerash, tha se Hutra ka mbajtur 16 vjet burgim për vrasjen e ish-gruas së tij teksa së fundmi mbajti 8 muaj burgim për dhunë ndaj ish të fejuarës së tij të cilën e ka plagosur këtë të mërkurë.

    “Kishte pak ditë që ishte liruar nga burgu që kishte dënuar burgim minimal për dhunë në familje dhe ishte dënuar me 8 muaj burg. Sistemi jonë i drejtësisë është fajtor që i lë në lirim njerëzit që përsëritin krimet”.

    Gazetarja nga Shqipëria, mes tjerash, bëri të ditur se tri të plagosurat janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime të rënda dhe njëra prej tyre është edhe shtatëzënë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark