×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gazetarja pushohet nga puna, lyen fytyrën me baltë për të dramatizuar përmbytjet në Gjermani

    Insajderi
    23 July 2021 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gazetare e televizionit gjerman RTL u pushua nga puna, pasi u kap duke lyer veten me baltë para se të filmonte një reportazh në një nga zonat e shkatërruara nga përmbytjet në vend.

    Susanna Ohlen, 39 vjeç, u lye me baltë për të dramatizuar situatën dhe për të  treguar se kishte ndihmuar në pastrimin e rrugëve nga balta e përmbytjeve, që i morën jetën së paku 128 personave në Gjermani.

    Por si u kap mat gazetarja e terrenit?

    Momentin kur reporterja po vendoste baltë në fytyrë e kishte regjistruar një kalimtar , i cili publikoi videon në rrjete sociale të enjten.

    Pas publikimit të videos televizioni gjerman ku gazetarja punonte tha: “Qasja e reporteres tonë kundërshton qartë parimet gazetareske dhe standardet tona. Prandaj ne e pushuam nga puna”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark