×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gazetarja Ramaj: Cilat ishin përpjekjet e QKUK-së për shpëtimin e foshnjës?

    Insajderi
    30 November 2022 - 20:23

    Gazetarja Saranda Ramaj, ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

    Ajo ka thënë se një grua 35-vjeçare, në javë e 41- të shtatzanisë është vrarë në oborrin e QKUK-së.

    Tutje ajo ka pyetur se cilat ishin përpjekjet e QKUK-së për shpëtimin e foshnjës duke përmendur se viktima ka qëndruar e shtrirë në oborr për të paktën 1 ore e 30.

    “E di që nuk është ndoshta momenti për të tilla pyetje, por çështja që në këto momente më intereson është: Cilat ishin përpjekjet e QKUK-së për shpëtimin e bebes pas konstatimit të vdekjes së nënës?”, ka thënë Ramaj.

    “Ndoshta mund te konstatohet gjendja e bebes pa ndonjë kontroll të detajuar. Nuk e di. Profesionistët ndoshta tregojnë”, ka përfunduar Ramaj.

    Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark