Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për Lumëbardhin në Pejë.
Ai tha se ky lum është pasuri që të mahnit.
“Të mahnit. Është fllad vere e pastërti e pandalshme. I tillë do të jetë në Pejë. Dora mbështetëse e kujdesi i përhershëm i jep jetë, ndërsa po jetën e mirë dhe cilësore ua kthen qytetarëve”, tha Muhaxheri.
Muhaxheri tha se e gjitha kjo ka bërë që të ndërtojnë 13 kilometra shëtitore në anët e këtij lumi.
“Për këtë arsye ndërtuam 13 kilometra shëtitore në anët e këtij lumi dhe bëmë të mundur që Lumëbardhit t’ia kthejmë jetën e qytetarëve Lumëbardhin”, ka shkruar Gazmend Muhaxheri.
Po ashtu ai tha se do të vazhdojnë investimet deri në fshatin Potreq.
“Nuk do të ndalemi me kaq, do të vazhdojmë me këtë investim deri në fshatin Poterq”, theksoi kandidati për kryetar të Pejës.