Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Pejës, njëherësh kryetar aktual, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se Lumëbardhit po ia kthejmë jetën e qytetarëve Lumëbardhin.
“Lumëbardhi kalon në zemër të Pejës. Është pasuri e bukuri e falur nga Zoti. Të mahnit. Është fllad vere e pastërti e pandalshme. I tillë do të jetë në Pejë. Dora mbështetëse e kujdesi i përhershëm i jep jetë, ndërsa po jetën e mirë dhe cilësore ua kthen qytetarëve”, ka theksuar Muhaxheri.
Më tej, Muhaxheri, tha se për këtë arsye ndërtuam 13 kilometra shëtitore në anët e këtij lumi dhe bëmë të mundur që Lumëbardhit t’ia kthejmë jetën e qytetarëve Lumëbardhin.
“Nuk do të ndalemi me kaq, do të vazhdojmë me këtë investim deri në fshatin Poterq”, premtoi Muhaxheri.