Kandati nga Lidhja Demokratike e Kosoëvs për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka përuruar ndriçimin publik nga Stacioni Policor deri tek Rrethi i Deltes në këtë qytet.
Muhaxheri ka thënë se me rregullimin e infrastrukturës në këtë zonë, qytetarët do të jenë më të sigurt.
“Së bashku me kandidatën për Kuvend Komunal, znj. Diellëza Deçani, përuruam ndriçimin publik nga Stacioni Policor deri tek Rrethi i Deltes në Pejë. Me përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në këtë zonë, qytetarët do të jenë më të sigurt”, shkroi Muhaxheri në Facebook.