×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla, medias boshnjake: Nuk lejojmë “Republikë Serbe” në Kosovë

    Insajderi
    18 February 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk lejojmë një tjetër “Republika Srpska” në Kosovë, ka thënë Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një intervistë për agjencion boshnjak të lajmeve “Fena”, përcjell Insajderi.

    Gërvalla ka thënë se njohja ndërkombëtare e pavarësisë kosovare “do të ishte sinjal” për, siç tha ajo, “nacionalistët në Serbi”.

    Kjo ngase, siç beson ajo, “nacionalistët në Serbi do ta kuptonin që destabilizimi i vendeve fqinje si Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk është recetë suksesoi”.

    Edhe javë më parë Gërvalla ishte shprehur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe “ka vdekur” dhe se ajo “nuk mund të ringjallet”, ku vetëm pas disa ditëve, paradoksalisht, kishte marrë pjesë në takimin e thirrur nga ambasada amerikane në Prishtinë pikërisht për të diskutuar për modalitete të një Asociacioni të këtillë.

    Kujtojmë se Kosova ka pranuar planin frankogjerman si kornizë të re të dialogut, ku çështja e Asociacionit përfshihet në dy nene të saj. Njëra si sigurimi i një forme “të duhur vetëqeverisje” për serbët e Kosovës dhe tjetra si zbatimi i “të gjitha” marrëveshjeve paraprake, ku pashmangshmërisht ngërthehet Asociacioni i dakordësuar në vitin 2013./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark