×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gërvalla takohet me homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani

    Insajderi
    26 May 2023 - 09:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

    Takimi i dy ministrave është duke mbajtur në zyrat e MPJD-së, pas takimit të dy homologët do të mbajnë konferencë për medie.

    Osmani gjatë ditës do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Bujar Osmani është duke e zhvilluar vizitën në Kosovë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, kjo pasi  Maqedonia e Veriut sipas radhës po e drejton OSBE-në, gjatë ditës së enjten Osmani ka qëndruar edhe në shtetin serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark