×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gërvalla takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës, flasin për nevojat dhe sfidat që po përballen shoqatat

    Insajderi
    28 July 2021 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës,.Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren, Liza Gashi, ishin nikoqire të një grupi të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga diaspora, me të cilët zhvilluan takim.

    Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit si dhe nevojat dhe sfidat me të cilat përballen këto shoqata dhe anëtarët e tyre.

    Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë as bashkëpunimin e as kontributin e shoqatave të diasporës për vite me radhë për vendlindjen si në kulturë, arsim e në fusha tjera.

    “Sot kërkesat që ju i keni, këndvështrimin tuaj, problemet që keni duam t’i dëgjojmë nga afër”, ka thënë Gërvalla teksa ka siguruar ata që nuk do t’ju mungoj mbështetja e Qeverisë së Kosovës për aktivitetin e tyre.

    Gjithashtu edhe zëvendësministrja Gashi, ka theksuar nevojën për kanalizim të energjisë dhe punës duke u bërë bashkë mërgata si dhe duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit me institucionet në Kosovë.

    “Vetëm duke u bërë bashkë mund të avancohet roli i mërgatës në shoqëritë ku jetojnë”, ka shtuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark