×
  • Lajme
  • Aktuale

    Gërxhaliu: Varret masive janë hapur nga serbët, organet u janë hequr shqiptarëve të vrarë

    Insajderi
    14 November 2020 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, një raport ky i hartuar nga antropologu Mark Skinner, me anë të së cilit ngrihen dyshime serioze për heqjen e organeve të viktimave të viktimave që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.

    Ai ka thënë se varret masive janë hapur nga serbët dhe organet u janë hequr shqiptarëve të vrarë.

    “Janë zhvarrosur nga serbët dhe janë dërguar në varrezat e Batajnicës, atje menjëherë pas vitit ’99, ekspertët serbë i kanë hapur këto varreza vetë, pa prezencë të tjetër kujt.

    Në raportin e Mark Skinner thuhet se ka dëshmi për 82 persona të cilëve mund t’ju jenë larguar organet”, ka thënë ai Vizion Plus.

    Ndërkaq Gërxhaliu theksoi se që nga periudha e pas-luftës për rreth 21 vite deri tashmë ka shkuar në Serbi rreth 420 herë për mbledhjen e eshtrave të të humburve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark