×
  • Showbiz
  • Show

    Geti përkrahë baxhanakun në sipërmarrjet e reja

    Insajderi
    20 October 2022 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krenar Çoçaj mbetet mes Prishtinës dhe Tiranës.

    Përkundër që partnerja e tij, prezantuesja Luana Vjollca u bë edhe me shtëpi edhe me banesë në Kosovë, punët që e lidhin atje, pashmangshëm zhvendosin çiftin në shumicën e kohës në Shqipëri.

    Atje, Krenari është zgjeruar me biznese të reja.

    Ai ka bartur përfaqësinë e linjës së tij të taksive që funksionon në Prishtinë, edhe në Tiranë.

    Biznesi figuron i hapur me datë 13 dhjetor të vitit të kaluar, por tashmë po e merr formën e tij të plotë.

    E Geti, ka përkrahur së fundmi përmes një postimi baxhanakun e tij, njëherësh shokun e mirë, Krenarin duke ndarë me ndjekësit taksitë e Tiranës në pronësi të Çoçajt.

    Dyshja në shkurt të vitit 2020 hapën një biznes të ngjashëm i cili përfshinte edhe dhënien me qera të makinave. Por, i nisur pak ditë para karantinës së madhe, biznesi me aksionerë Getin dhe Krenarin, figuron i pezulluar prej kohësh në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në Tiranë. /Prive.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark