×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Getinjo: Kam hyrë këtu të ju tregoj se nuk jam ‘klloshar’, ashtu siç më paragjykojnë

    Insajderi
    09 December 2022 - 13:03

    Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur të flasin rreth arsyeve se pse ata zgjodhën të bëhen pjesë e kastit të këtij reality show, që në vendin tonë po realizohet për herë të parë.

    Mes tyre, mendimin e tij e ka shprehur edhe Getinjo, i cili i ka listuar plot katër arsye se pse është futur në shtëpinë e BBVK-së.

    Arsyeja e parë duket të jetë pushimi, ndërsa arsyeja tjetër sipas tij është “qëndrimi larg botës së internetit”.

    Një tjetër arsye sipas Getinjos është paragjykimi që ai merr nga publiku duke u bazuar në projektet e tij muzikore.

    “Kam ardhur këtu të ju tregoj se nuk jam klloshar, as i pagdhendur, i pakulturuar, i paedukatë ashtu siç e shihni një pjesë prej jush”, ka thënë ai.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark