Xhenxhefili ka veti të shumta për shëndetin. Mund ta shtoni në ushqim apo edhe çaj, salcë, e madje edhe në ëmbëlsira. Xhenxhefili është bazë për disa ilaçe natyrale kundër kollës.
Çaj xhenxhefili
Rrënja e xhenxhefilit promovon absorbimin si duhet të nutrientëve.
Përbërësit:
3 lugë xhenxhefil të freskët;
1 gotë ujë;
1 rriskë limoni;
½ e lugës mjaltë.
Përgatitja:
Preni xhenxhefilin në rriska dhe e shtoni në një gotë me ujë të vluar.
Më pas, shtoni rriskën e limonit dhe mjaltin.
Pastaj, përzieni për t’u bashkuar krejt përbërësit.
E lini të pushojë për 5 minuta dhe e pini.
Infuzioni me mjaltë dhe xhenxhefil
Përbërësit:
4 gota ujë;
1 sasi xhenxhefil, të qëruar dhe të copëtuar;
1 lugë mjaltë;
2 lugë lëng limoni.
Përgatitja:
Së pari, vloni ujin.
Pastaj, shtoni xhenxhefilin dhe e lini të vlojë edhe për 10 minuta.
Më pas, e lini të pushojë për 10 apo më shumë minuta.
E përzieni dhe e shërbeni. Shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit.
Në fund, pini 3 deri 4 gota në ditë.
Mjaltë, limon dhe xhenxhefil
Përbërësit:
½ e pjesës së xhenxhefilit të freskët, i qëruar dhe copëtuar në rriska të holla;
2 limonë të vegjël, të pastruar dhe në rriska;
1 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Së pari, në një enë vendosni një shtresë xhenxhefil dhe një limon.
Më pas, shtoni mjaltin dhe e lini të pushojë gjatë natës.
Në fund, merrni një lugë katër herë në ditë.
Xhenxhefili pluhur kundër kollës
Përbërësit:
2 gota ujë;
2 lugë xhenxhefil pluhur;
Lëngun nga gjysmë limoni ose gjysmë portokalli;
1 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Së pari, vloni ujin dhe më pas shtoni xhenxhefilin pluhur.
Më pas, përzieni mirë.
Pastaj, e lini të pushojë derisa uji të bëhet i vakët.
Pastaj, përzieni, shtoni mjaltin dhe agrumet.
Xhenxhefili me çajin e zi kundër kollës
Përbërësit:
2 lugë çaj të zi;
1 lugë xhenxhefil, i qëruar dhe prerë në rriska;
Një limon i ndarë në katër pjesë;
4 gota ujë;
1 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Së pari vloni ujin.
Më pas, shtoni xhenxhefilin dhe limonin dhe e lini të pushojë për 5 minuta.
E hiqni nga pllaka dhe shtoni çajin e zi dhe mjaltin.
E lini të pushojë për 15 apo më shumë minuta.
Në fund, e pini nga 2 gota në ditë, sidomos gjatë natës.
Mjaltë, xhenxhefil dhe “echinacea”
Përbërësit:
2 lugë rrënjë apo gjethe të bimës ‘echinacea’;
1 lugë xhenxhefil të freskët;
4 gota ujë.
Përgatitja:
Së pari, vloni ujin. Kur të ketë vluar, shtoni bimën ’echinacea’ dhe xhenxhefilin.
Më pas, mbuloni enën, e hiqni nga pllaka dhe e lini të pushojë 15 minuta.
E përzieni dhe e pini.