×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjashtë institucione mbesin pa drejtues. A po ‘mbyllet’ shteti?

    Insajderi
    22 March 2023 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë institucione të shtetit tash e sa kohë janë pa drejtues.

    Si Kryeprokurori i Shtetit që nuk është emëruar tash e një vit, Trusti nuk ka Bord, Banka Qendrore ka mbetur pa Guvernator, ATK-ja pa drejtor e kështu me radhë.

    Për këtë çështje ka reaguar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se kjo po krijon pasoja tek të gjithë.

    “Kosova po funksionon si pa zot shtëpie. Institucionet kyçe, në veçanti ato për çështje ekonomike dhe financiare, janë pa drejtues për shumë kohë. Nuk ka asnjë arsyetim për këtë situatë të krijuar. Pasojat po i bartim të gjithë pa përjashtim”, ka shkruar Hoti, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ndërkohë ka treguar se cilat institucione janë pa zot shtëpie:

    1. Kryeprokurori i Shtetit nuk është emëruar për më shumë se një vit.

    2. Trusti Pensional nuk ka Bord.

    3. BQK-ja mbetet pa Guvernator nga java e ardhshme. As zëvendësguvernator të zgjedhur nuk ka. Është një ushtrues detyre i Zëvendësguvernatorit, i cili do të bëhet ushtrues detyre i Guvernatorit.

    4. Administrata Tatimore e Kosovës nuk ka drejtor të zgjedhur.

    5. Njësia për Inteligjencë Financiare nuk ka drejtor për më shumë se një vit.

    6. Komisioni për Ndihmë Shtetërore nuk është emëruar për më shumë se një vit.

    “Ndoshta nuk kemi nevojë më për drejtues të këtyre institucioneve. Ndoshta mjafton që e kemi Kryeministrin, i cili krenohet për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në villat e Titos në Ohër. Madje krenohet se i ka bërë Serbisë ofertë shumë gjeneroze për asociacionin e komunave me shumicë serbe, por që ajo nuk e ka pranuar”, përfundon shkrimin Hoti./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark