×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë kandidatë të listës së Vjosa Osmanit bëhen deputetë – Këto janë votat që morën secili prej tyre

    Insajderi
    04 March 2021 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lista Guxo e Vjosa Osmanit, sipas listës së votatave del se ka marrë shtatë deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Lista e Osmanit ishte në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje sipas KQZ-së kanë marrë 49.95% të votave të përgjithshme.

    Në listën e 58 deputetëve të këtij koalicioni, shtatë kandidatë e Listës së Vjosa Osmanit kanë fituar mandatin në legjislaturën e tetë.

    Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Doarsa Kica, Jeta Statovci e Burim Karameta do të jenë pjesë e Kuvendit brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Vjosa Osmani ka arritur të fitojë 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli 26 mijë e 630 vota, Faton Peci 25 mijë e 307 vota, Doarsa Kica 10 mijë e 604 vota dhe Jeta Statovci 9 mijë e 410 vota, Burim Karameta 7 mije 802 vota. /Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark