×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Gjashtë karakteristikat e mashkullit “të denjë për martesë”

    Insajderi
    22 November 2021 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjekuria nuk blihet, por mësohet

    Një burrë vërtet i pjekur, i cili është i denjë për martesë, ka këto gjashtë karakteristika:

    Përmban veten

    Nuk ka pse të jetë në qendër të vëmendjes. Sigurisht nuk ka frikë nga kjo, por nuk ka nevojë të ndjehet i rëndësishëm. Është një njeri me të cilin ka mundësi të bëhen biseda që kanë kuptim. Ai ju dëgjon kur flisni dhe kujdeset për mendimin tuaj.

    Është zbavitës

    Ai nuk e merr veten shumë seriozisht. Ai e lejon veten të qeshë sinqerisht. Është qesharak dhe për shkak të tij shpesh keni një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

    Është emocionalisht i disponueshëm

    Ai punon vazhdimisht me veten, me frikën, pasiguritë dhe nuk ka turp të tregojë ndjenjat. Nuk përpiqet të shmangë detyrimet, por i përballon me guxim të gjitha pengesat. Është i gatshëm t’ju tregojë më hapur emocionet e tij dhe t’ia bëjë të qartë ambientit se sa do të thoni për të.

    Është i hapur dhe i drejtpërdrejtë

    Me të, ju e dini se çfarë jeni duke bërë. Ai nuk i pëlqen lojërat, gjithçka që e shqetëson do t’ju tregojë në fytyrë. Nuk do të bëjë skena xhelozie dhe do t’ju mbajë përgjithmonë. Është i vetëdijshëm dhe nuk ka nevojë të pretendojë se është dikush tjetër përveç atij që është në thelb.

    Qëndron fort në tokë

    Një mashkull i vërtetë sillet në mënyrë mbrojtëse kur është e nevojshme, por jo sepse është i pasigurt ose nuk ju beson, por pasi që dëshiron t’ju tregojë se është gjithmonë aty.

    Ai është i vetëdijshëm për cilësitë e tij

    Një njeri i shëndetshëm ka identitetin e tij dhe është i vetëdijshëm – kush është, për çfarë lufton, ka besimet dhe vlerat e tij. Sjellja e tij nuk ndryshon kudo dhe çfarë bën, dhe ai është gjithmonë i njëjti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark