×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjatë javës priten reshje të lehta shiu

    Insajderi
    29 February 2016 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se  gjatë javës do të ketë mot të ndryshueshëm me diell dhe vranësira në vende-vende që mund të përcillen me shi.

    Si pasojë e kësaj gjendje labilile barike do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu të cilat do të jenë pak sa ma të theksuara në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

    Vlera minimale e temperaturave gjatë natës do të lëvizin nga 2-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-16 gradë Celsius.

    Era kryesisht do të fryjë nga jugperëndimi, por do të ketë inervale edhe nga drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 17m/s.

    Gjatë javës kryesisht të enjten në vise malore me lartësi mbidetare mbi 850 metra reshjet e shiut kanë mundësi të përcillen edhe me fjolla të dobëta bore./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark