×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet e gjallë një grua që ishte zhdukur në Jezerc

    Insajderi
    19 March 2023 - 11:00

    Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës informoi sot se në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Jezerc të Ferizajt u gjet e gjallë një grua që ishte e zhdukur.

    Sipas njoftimit, gruaja ishte larguar nga fshati Manastirc.

    E moshuara u dërgua në emergjencë për trajtim.

    “Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur Reka e keqe falë familjarëve dhe banorëve të fshatrave përreth është gjendur e gjallë gruaja e humbur e cila ishte larguar nga fshati Manastirc. E moshuara ishte larguar nga shtëpia e vllaut të saj në ora 14.10, kurse në ora 19.00 rasti është lajmëruar te ne nga Stacioni Rajonal të Policisë ku bashkë me pjestarët të Policisë, familjar dhe banorë të fshatrave përreth anëtarët tanë kanë filluar me operacionin. E moshura pas gjetjes është dërguar në emergjencë dhe po trajtohet nga gërvishjet që ka marrë”, u bë e ditur në njoftim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark