×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur në Prizren

    Insajderi
    25 November 2021 - 10:45

    Policia ka gjetur të miturën e cila u raportua e zhdukur pak ditë më parë nga babai i saj në Prizren.

    Sipas njoftimit, 16 vjeçarja i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

    “Me datë 23.11.2021, rreth orës 17:40, një ankues ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në lidhje me rastin policia kishte filluar hetimet dhe kërkimin e saj. Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes.

    “Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike”, thuhet në komunikatë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark