×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjendet i gjallë një tjetër fëmijë në gërmadhat e tërmetit në Turqi, nëna e kishte mbrojtur me trup

    Insajderi
    08 February 2023 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në Turqi dhe në Siri ku po luftohet me kohën dhe kushtet e vështira të motit për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat.

    Mediat raportojnë për një fëmijë tjetër të gjetur, të cilin e kishte mbuluar e ëma me trup. Për fat të keq, kur ekipet e shpëtimit mbërritën te ta, nëna nuk kishte më shenja jete.

    Zjarrfikësit kishin dëgjuar fillimisht zërin e fëmijës dhe më pas nxituan që t’i afroheshin vendit ku ata kishin mbetur të bllokuar.

    I mituri u gjet nën trupin e nënës së tij e cila me gjasë ka tentuar ta tentuar ta mbrojë në momentin që muret janë shembur.

    Vogëlushi, sipas raportimeve, ka mbetur i bllokuar nga gërmadhat e shtëpisë që i kanë zënë këmbën dhe trupi i pajetë i nënës.

    Pas një ndërprerjeje të operacionit të shpëtimit pas regjistrimit të një pas-lëkundjeje, zjarrfikësit kanë nisur sërish përpjekjet për ta liruar./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark