×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Gjendet i vdekur një fëmijë 4 vjeçar në lumin e fshatit Blaç

    Insajderi
    04 May 2021 - 21:10

    Një fëmijë katër vjeçar është   gjendur i vdekur në lumin e fshatit Blaç në Komunën e Dragashit.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka treguar se fëmija është gjetur rreth orës 20:00.

    “Rreth orë 20:00 Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës 4-vjeçare pa shenja jete. Ka qenë duke luajtur afër lumit dhe si pasojë e pakujdesisë ka rënë në lumë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku i fshatit”, ka thënë Osmanollaj.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark