×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në Gjilan, Policia nis hetimet

    Insajderi
    15 June 2024 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Një person është gjetur i vdekur në fshatin Livoq i Epërm.

    Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i ka thënë Gazetës Insajderi, se viktima është i moshës madhore.

    “Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person, mashkull i moshës madhore, në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonalë, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë ai.

    Ai shtoi se hetuesit rajonalë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark