×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet një mjet i dyshimtë në Prishtinë

    Insajderi
    16 September 2018 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, konkretisht në rrugën e “Vushtrrisë”, të njohur ndryshe edhe si  lagjja “Tophane”.

    Lajmin e ka konfimuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se ekipet e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit.

    “Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimt në rrugën e Vushtrrisë në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

    Ajo ka shtuar se nga prokurori kompetent rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjitshshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark