×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Gjendja shëndetësore e Gjonit, flet vëllai i tij për Insajderin

    Insajderi
    19 January 2023 - 17:52

    Gjon Karrica i njohur si “Lugati”, gjatë ditës së djeshme i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas raportimeve të djeshme “Lugati” ishte rrëzuar dhe alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.

    Për gjendjen e tij shëndetësore, ka folur edhe vëllau i tij Nikoll Karrica, ai tha për Gazetën Insajderi se Gjoni ende ndodhet në intenzivë.

    “Po më mirë është Gjoni sot. Ende ndodhet në intenzivë. Kanë me ja ba nesër edhe do analiza edhe i kallxojn saktë se çka është”, ka thënë për Insajderin vëllau i Lugatit, Nikoll Karrica.

    Derisa, mbrëmë edhe Vëllau i Madh ka dërguar një letër brenda shtëpisë së BBVK, ku i ka informuar mbi shëndetin aktual të Gjonit.

    “Banorë pas situatës së mëngjesit të sotëm, Lugati është dërguar në shërbimin e urgjencës në QKUK, ku ka marrë ndihmën e specializuar dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gjoni ju falënderon për përkujdesjen që keni treguar ndaj tij dhe momentalisht sipas sugjerimeve të mjekëve duhet të kalojë pak kohë në spital, deri sa ta marrë veten plotësisht. Ju do ‘Vëllai i Madh’”, u tha në letrën dërguar banorëve.

    Tutje sipas burimeve të Insajderit, te gjendja e Lugatit si duket kanë ndikuar edhe sfidat e ndryshme që Big Brother ua ka dhënë banorëve, pasi që thuhet se ju ka bërë shumë lodhje, pa gjumë dhe pa ngrënë mirë.

    “Ju kanë bë shumë, lodhje, pa gjumë, pa hangër mirë etj etj”, ka thënë ky burim për Insajderin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark