×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjenerali britanik parashikon skenarin kur Rusia mund të përdorë armët bërthamore

    Insajderi
    08 August 2022 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të aneksojë zyrtarisht sa më shumë të mundet nga zona e Donbasit të Ukrainës më 11 shtator.

    Gjenerali Sir Richard Barrons, Komanda e Forcave të Përbashkëta nga 2013-2016, tha për BBC se Ukraina do të ketë nevojë për vullnetin, paratë, industrinë dhe inventarin e Perëndimit për të ndihmuar në rimarrjen e vendit.

    Ai u shpreh se nëse Ukraina është e suksesshme, ajo mund të përfundojë duke shtyrë në territorin që Rusia e ka deklaruar se është i saj.

    Dhe sipas Barrons, kjomund të bëjë që Moska të përdorë… “armët e saj të vogla bërthamore”.

    Ai tha se kjo do të përfshinte armë bërthamore mjaft të vogla që do të ishin të rrezikshme brenda një rrezeje prej dy miljesh, por nuk do të provokonin një holokaust bërthamor përmes një përshkallëzimi të pakontrolluar. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark