×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjenerali dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë vizitojnë ushtrinë në vijën kufitare me Kosovën

    Insajderi
    27 December 2022 - 15:35

    Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, kanë vizituar sot një pjesë të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe policisë të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

    Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ushtria dhe policia serbe që nga dita e djeshme janë në gatishmëri të lartë, raporton Blici serb, përcjell Insajderi.

    Vuçeviq deklaroi se nuk ka arsye për panik, por ka diçka që duhet të shqetësohen.

    Ditë më parë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dha urdhër që ushtria serbe të jetë në gjenjde gatishmërie. Po ashtu, ai kërkoi që numri i ushtarëve të njësive speciale, të rritet në 5 mijë.

    “Ata 5 mijë ushtarë të stërvitur posaçërisht të ushtrisë serbe do të jenë grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe synimet e këqija të atyre që nuk e duan vendin tonë dhe që duan të dëmtojnë popullin dhe qytetarët tanë”, theksoi Vuçeviq. /Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark