×
  • Sport
  • Sport

    Gjergjaj: Humbja ndaj Haye, e dhimbshme!

    Insajderi
    24 May 2016 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre nokaute të rëndë në një sfidë vendimtare për karrierën e tij. Më shumë se pesha e grushteve të Haye, në ndërgjegjen e Arnold Gjergjaj ka lënë shenjë fakti që ai pësoi një disfatë që do t’i kushtojë shumë.

    Boksieri i lindur në Gjakovë por me pasaportë zvicerane, flet për mediet e vendit helvete pas humbjes në “O2 Arena” të Londrës, duke theksuar se dëmtimet i ka kaluar por humbja vazhdon t’i dhembë.

    “Ndihem shumë keq por duhet ta pranoj se Haye ishte më i fortë dhe e uroj për të ardhmen. Ndoshta gabova në disa raste duke e lejuar të godiste në vazhdimësi. Në momentin që arriti të më godiste, e humba tërësisht orientimin sepse këmbët nuk po më bindeshin. Ishte si një makth”, deklaroi boksieri nga Gjakova.

    Në vijim ai shton se aspekti më negativ është që nuk arriti të tregonte asgjë nga talenti i tij, shkruan Supersport.al.

    “Kjo është gjëja që më dhemb më shumë në këtë histori. Është gjëja e parë që më kalon në mendje çdo moment. Në peshat e rënda boksi është i paparashikueshëm sepse çdo gjë ndodh sa hap e mbyll sytë”, tha Gjergjaj.

    Në fund gjakovari flet edhe për të ardhmen dhe si e shikon ai karrierën pas kësaj disfate.

    “Nuk di se çfarë të them tani. Duhet të reflektoj gjatë. Do të rinis punën në palestrën time të boksit por përsa i përket karrierës nuk kam marrë ende asnjë vendim”, përfundoi ai. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark