×
  • Sport
  • Sport

    Gjergjaj kërkon lavdinë përballë Haye

    Insajderi
    21 May 2016 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një superduel i boksit botëror do të ndezë Arenën “O2” të Londrës për peshat e rënda ku protagonist do të jetë 31-vjeçari i lindur në Gjakovë, Arnold Gjergjaj.

    Boksieri shqiptar i peshave të rënda do të sfidojë dy herë kampionin e botës, britanikun David Haye, i cili është rikthyer në ring pas një pushimi të gjatë.

    Gjergjaj me një karrierë brilante prej 29 fitoresh, 21 prej të cilave me nokdaun dhe asnjë humbje, ka mundësinë e artë për t’i ndezur dritën jeshile karrierës së tij drejt një sfide me aromë titulli. Haye ose siç njihet ndryshe “The Hayemaker” cilësohet favorit nga mediat britanike, por ndryshe nga shqiptari, ai numëron dy humbje në karrierë.

    Dy boksierët nuk janë ndeshur asnjëherë më parë me njëri tjetrin, por kjo përballje është vendimtare për karrierën e tyre pasi në të ardhmen ata mund të kërkojnë një ndeshje me emra të tillë si Anthony Joshua, Tyson Fury apo Wladimir Klitschko.

    Në prononcimin e tij përpara sfidës, Gjergjaj që prej vitesh stërvitet në Zvicër, u shpreh se ka shumë besim te fitorja duke u mbështetur te fakti që asnjëherë gjatë karrierës së tij nuk ka pësuar humbje në ring dhe kjo ia shton edhe më shumë motivimin përballë një emri të madh të boksit britanik.

    31-vjeçari shqiptar është i pari boksier me pasaportë zvicerane që fiton versionin EBU-EE të titullit europian. Debutimin në ringun profesionist e bëri në vitin 2009, ndërsa aktualisht mban vendin e 24 të klasifikimit botëror të peshave të rënda. Përballja me David Haye do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje në Londër.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    05 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark