×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Gjermanët fajësojnë gratë e futbollistëve dhe atmosferën festive dhe për dështimin në Botëror

    Insajderi
    08 December 2022 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit zhvilluan një takim për të përcaktuar arsyet e dështimit në Botërorin e Katarit dhe faji ra mbi gratë e futbollistëve.

    Siç raporton Bild, pas një takimi dy-orësh, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Benrd Neuendorf dhe zëvendëspresidenti Hans-Joachim Watzke diskutuan për një kohë të gjatë për Kupën e Botës dhe arsyet e dështimit në Katar.

    Sipas Bild, drejtuesit dolën në përfundimin se fajtor ishte “ndenja pushim” dhe atmosfera e krijuar nga futbollistët së bashku me bashkëshortet e tyre në një hotel të izoluar në shkretëtirë të Katarit.

    Bashkëshortët e futbollistëve postonin selfie në rrjetet sociale nga pishina, ndërsa futbollistët argëtonin fëmijët dhe nuk iu përkushtuan fokusimit në fushë.

    Pas barazimit ndaj Spanjës, futbollistët ftuan bashkëshortet dhe të dashurat të qëndrojnë me ta në resortin e hotelit, ndonëse luhej një duel mjaft i rëndësishëm ndaj Kosta Rikës.

    Federata Gjermane e Futbollit nuk i ka evidentuar këto probleme, por ka lejuar që gratë të qëndrojnë me lojtarët për dy netë. Pikërisht ky vendim çoi në një konflikt opinionesh brenda Federatës Gjermane të Futbollit, pasi ata filluan të fajësojnë njëri-tjetrin për këtë lëvizje.

    Një nga ata që u zemërua nga ky vendim ishte trajneri Hansi Flick. Për ish-trajnerin e Bayernit është e papranueshme që gratë e futbollistëve të qëndrojnë së bashku me lojtarët në një turne kaq të rëndësishëm, por sugjerimi i tij nuk u ndoq.

    Gjëja më interesante nga të gjitha është se kombëtarja gjermane qëndroi në akomodimin më të largët nga të gjitha kombëtaret në Katar. Bëhet fjalë për Zulal Wellness Resort në veriun e Katarit, ku gjermanët ishin krejtësisht të izoluar dhe bënë atë që donin.

    Kujtojmë se Gjermania u eliminua në grupe së bashku me Kosta Rikën, por edhe Spanja dhe Japonia që kaluan grupet i thanë lamtumirë Botërorit në 1/8-ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark