×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermani, kërkohen ligje të reja për kontrollin e koronavirusit gjatë vjeshtës

    Insajderi
    28 May 2022 - 20:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i organit federal të kontrollit të sëmundjeve i Gjermanisë, Lothar Wieler bëri thirrje që masa ligjore të vendosen në kohën e duhur për të përballuar rishpërthimin e Covid-19 gjatë vjeshtës së ardhshme.

    “Kuadri ligjor sigurisht që duhet të jetë i rishikuar”, tha Lothar Wieler, kreu i Institutit Robert Koch (RKI) për transmetuesin publik bavarez ”Bayersiche Rundfunk”.

    Wieler foli pas një debati brenda koalicionit trepalësh në pushtet të vendit në lidhje me masat mbrojtëse për të përballuar një rritje të pritshme të shkallës së infeksionit në vjeshtë pas një qetësie gjatë muajve të verës.

    Kuadri aktual ligjor skadon më 23 shtator.

    ”Shkencëtarët të cilët e kanë parë këtë pandemi në një mënyrë serioze dhe të bazuar mirë, domethënë me ekspertizë profesionale, po supozojnë se numrat do të rriten përsëri gjatë vjeshës”, tha Wieler.

    Ai rekomandoi mbajtjen e maskave në situata të caktuara.

    Wieler nuk pranoi të bënte parashikime për ndikimin e ngjarjeve të mëdha publike, siç është Oktoberfest në Mynih, duke thënë se kjo do të duhej të vlerësohej në prag të festivalit të madh të birrës, që fillon më 17 shtator.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark