×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania bëhet vendi i parë evropian që do të përdorë ilaçin eksperimental ndaj Covid-19 të Trump

    Insajderi
    24 January 2021 - 17:17

    Gjermania do të bëhet vendi i parë i BE-së që përdor trajtimin eksperimental të antitrupave, të dhënë edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump kundër Covid-19. Kjo u njoftua të dielën nga Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, sipas të cilit ky ilaç i ri do të ndihmojë në luftën ndaj COVID mes një mungese vaksine.

    “Qeveria bleu 200 000 doza për 400 milionë euro,” i tha ai gazetës “Bild am Sonntag”. Ky koktej i antitrupave “monoklonale” do të përdoret në spitalet universitare javën e ardhshme, tha ministri.

    Ministri i Shëndetësisë kohët e fundit është kritikuar për një hedhje vaksinash më të ngadalta se sa pritej në Gjermani, me gjithë paralajmërimet e tij të mëparshme se do të kishte një furnizim të kufizuar të tyre në fazat e hershme të vaksinimit. Berlini ka thënë se pret të jetë që t’u ofrojë të gjithë gjermanëve dozën e parë të vaksinës në fund të gushtit.

    Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump u trajtua me këtë formë të antitrupave pasi ishte infektuar me koronavirus tetorin e kaluar.

    “Ata veprojnë si një vaksinim pasiv. Administrimi i këtyre antitrupave në fazat e hershme mund të ndihmojë pacientët me rrezik të lartë të shmangin një progres më serioz”, tha Spahn.

    Trump, i cili u shtrua për pak kohë në spital me virusin, u trajtua me antitrupat REGN-COV2 nga kompania amerikane Regeneron.

    Ministri i Shëndetësisë Spahn përjashtoi heqjen e kufizimeve të koronavirusit për njerëzit e vaksinuar derisa të ketë një vaksinim të disponueshëm për të gjithë qytetarët.

    Gjermania ka regjistruar 2.144.351 raste të koronavirusit me 52.097 vdekje, sipas të dhënave më të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark