×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Gjermania merr vendimin e rëndësishëm, heq edhe kufizimin e fundit ndaj koronavirusit

    Insajderi
    13 January 2023 - 18:32

    Gjermania së shpejti do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskave në trenat dhe autobusët në distanca të gjata, një nga kufizimet e fundit për COVID-19, bëri të ditur të premten ministri gjerman i Shëndetësisë.

    Ky kufizim eshte vendosur të hiqet më 2 shkurt, njoftoi në Berlin ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, raportoi Associated Press.

    Vende të tjera evropiane tashmë kanë hequr mandatet e maskave në transportin publik dhe javët e fundit Lauterbach u përball me presion në rritje për të ndjekur shembullin.

    Maskat mbeten të detyrueshme në praktikat e mjekëve, ndërsa maskat dhe testet negative kërkohen ende për të hyrë në spitale dhe shtëpi pleqsh.

     Rregullat për transportin lokal janë një çështje e 16 qeverive të shteteve të Gjermanisë dhe një numër në rritje po heqin kufizimin e mbajtjes së maskave.
    Rregullat e transportit në distanca të gjata ishin planifikuar të përfundonin më 7 prill, megjithëse legjislacioni lejon që ato të pezullohen më herët nëse situata është më e mirë se sa pritej.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark