×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gjermania s’qenka për mua”- Gjashtë faktet që ndoshta nuk i keni ditur për Hamëz Jasharin

    Insajderi
    05 March 2023 - 15:55

    Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Është djali i dytë i Shaban Jasharit. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit Ademit dhe s’ju nda deri në vdekje.

    Hamza është babai i ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekimit. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.

    Ja disa fakte që ndoshta s’i keni ditur:

    1. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj.

    2. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur.

    3. Hamza ka mbaruar shërbimin ushtarak në vitin 1973, dhe pastaj ka shkuar në Gjermani, për 5 muaj. Mirëpo u kthye prapë, sepse siç thoshte ai “Gjermania s’qenka për mua”, transmeton Gazeta Metro.

    4. I pëlqente edhe muzika shumë, por edhe teatri. Gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

    5. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi de Besarta.

    6. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark