×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm

    Insajderi
    25 November 2020 - 23:40

    Bllokimi i pjesshëm i Gjermanisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 do të zgjatet deri më 20 dhjetor, vendosën sot në mbrëmje krerët federalë dhe shtetërorë, pas një dite negociimi të çështjes.

    “Megjithëse rregulloret aktuale, të cilat kanë qenë në vend për më shumë se tre javë, kanë treguar shenja të ndalimit të përhapjes së virusit, duhet më shumë kohë për të garantuar sigurinë”, tha kancelarja Angela Merkel, raporton ATSH.

    “Edhe një herë, ne duhet të përdorim pikat tona të forta”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se masat e zgjatura mund të hiqen, nëse do të ketë një rënie të papritur të numrit të rasteve.

    “Fatkeqësisht, kjo nuk është e parashikueshme, tani për tani”, theksoi Merkel.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark