×
Show / Fashion

Gjigandët e modës pezullojnë shitjet në Rusi

Insajderi
07 March 2022 - 15:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Gjigantët francezë të luksit u janë bashkuar firmave të tjera duke njoftuar se do të pezullojnë shitjet në Rusi në mes të luftës në Ukrainë.

LV, Hermes, Kering dhe Chanel kanë vendosur të mbyllin përkohësisht dyqanet e tyre në Rusi.

Prodhuesi i çantave të shtrenjta Birkin Hermes dhe pronari zviceran Cartier Richemont ishin ndër firmat e para që njoftuan se do të ndalonin biznesin në Rusi.

LVMH, e cila zotëron marka të tilla si Christian Dior, Givenchy dhe Bulgari ndër të tjera, do të mbyllë 124 butikët e saj në vend nga e diela.

Kering, e cila është shtëpia e Gucci dhe Saint Laurent, ka dy dyqane në Rusi, së bashku me 180 punonjës në vend.

Firma franceze tha se vendimi i saj ishte për shkak të “shqetësimeve në rritje në lidhje me situatën aktuale në Evropë”.

Firma të tjera të panumërta kanë njoftuar tashmë planet për t’u tërhequr nga Rusia pas pushtimit të Ukrainës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark