×
  • Sport
  • Sport

    Gjigantët evropian pas talentit të Rennesit

    Insajderi
    08 March 2016 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali është i impresionuar nga talenti i ri francez i Rennes-it, Ousmane Dembele, dhe janë gati të rivalizojnë me Barcelonën për nënshkrimin e 18-vjeçarit.

    Dembele ishte i hapur për një largim nga Rennes gjatë verës për shkak se dëshironte hapësirë më shumë, por ai arriti të depërtonte në skuadrën e parë vetëm në nëntor të vitit të kaluar dhe që atëherë ka arritur të shënonte nëntë gola në 17 paraqitje në Ligue 1.

    Arsenali e ka vëzhguar talentin francez dhe me një trajner si Wenger, Dembele do të gjente një ambient të përshtatshëm për ecurinë e karrierës së tij.

    Edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez udhëtoi të dielën ta ndiqte Dembelen në fitoren e Rennes 4-1 ndaj Nantes. Në këtë ndeshje Dembele shënoi 3 gola dhe u shpallë lojtari i ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark