×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Insajderi

    Gjilanasja e para në fron mes pianistëve nga e gjithë bota

    Insajderi
    19 May 2022 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përmes mjeshtërisë së gishtërinjve, Erona Shkodra 15 vjeçarja nga Gjilani rrëmbeu vendin e parë në garën e pianos në “Talents of World 2022”, në Slovensko Bratislava.

    Ishte pandemia arsyeja nga e cila Shkodra bashkë me pianistët e tjerë nga i gjithë globi nuk u takuan fizikisht asnjëherë.

    Gara sikurse edhe disa të tjera u realizuan në formatin online, por, kjo nuk e “bllokoi” gjilanasen të jetë e para, pavarësisht që konkurrent kishte rreth 700 të tjerë.

    E reja tha për Insajderin se kjo nuk është hera e parë ku ajo u shpërblye për talentin e saj. Krahas këtij çmimi gjenden edhe një sërë mirënjohjesh të tjera.

    “Në piano kam filluar të luaj qysh nga klasa e dytë. Në Shkollën e Muzikës në Gjilan kam fituar 6 çmime, jashtë vendit 2 çmime në vendin e parë, dhe 4 në vendin e tretë”, tha gjilanasja për Insajderin.

    Erona Shkodra triumfoi me çmimin e parë në Sllovaki e Rumani, me çmime të 3-ta u shpërblye në Shqipëri, Poloni, Bosnjë dhe Spanjë.

    Të talentuar e shumë punëtore, Eronën e sheh edhe mësuesja e muzikës nga e cila mori hapat e parë, Hajrije Bislimi.

    Bislimi tha për Insajderin se nxënësja e saj i ishte përkushtuar shumë instrumentit të pianos.

    “Me vullnet të plotë i është përkushtuar instrumentit të pianos duke u orientuar drejt një rruge të vështirë në fushën e artit por me plot suksese. Instrumenti i pianos kërkon angazhim dhe shumë punë, sepse të jesh një interprete e shkëlqyer dhe me shumë suksese duhet mund dhe shumë përkushtim”, tha mësimdhënësja nga Gjilani.

    Sipas saj në aspektin kulturorë kjo ndikon shumë duke nënvizuar grup moshën e Eronës.

    Pjesëmarrja e saj u vlerësua larte për pedagogjinë pianistike sidomos nga garat e fundit Internacionale në Paris dhe Romani duke arritur suksese të mëdha në piano

    “Erona ka përfaqësuar Kosovën në disa gara duke rrëmbyer në garat internacionale :“ International Online Piano Competition” in Romania 2022 çmimin e parë dhe tani në “Talents of World 2022” Slovensko Bratislava çmimi i parë dhe shumë çmime të tjera në pjesëmarrje në garat internacionale të pianos dhe jam shumë krenare për këto të arritura”, tha Bislimi për Insajderin.

    Vetëm gjatë këtij viti shkollor, pra 2021 dhe 2022 profesoresha Hajrije arriti ti përgatis nxënësit duke i sjellë qytetit të Gjilanit 18 çmime.

    “Krenar për të gjithë talentat e vegjël pianist që po triumfojnë gjithnjë në të gjitha kompeticionet, duke e rritur nivelin artistik”, shtoi ajo.

    Shkolla e muzikës në Gjilan, në tërë veprimtarinë e saj synon përgatitjen e përgjithshme arsimore dhe profesionale të nxënësve dhe njihet për sukseset, duke i siguruar standarde të larta në përgatitjen akademike dhe profesionale të nxënësve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark