×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani dhe Prishtina me ballafaqim direkt për Evropë – këto janë formacionet zyrtare

    Insajderi
    09 March 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjilani dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    “Skifterat” janë nikoqir të “Plisave” në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.

    Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një formë e lartë me tri fitore radhazi dhe synon fitoren e radhës për të betonuar pozitën e tretë dhe për t’u ofruar me dy vendet e para.

    Në anën tjetër, ekipi i Ismet Munishit ka ngritur formën në dy takimet e fundit me një fitore dhe një barazim, teksa do të kërkoj gjithashtu rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

    FORMACIONET ZYRTARE:

    Gjilani: Koliqi; Islami, Sinani, Jashari, Halili; Dabiqaj, Musolli, Ramadani; Cale, Zeka, Zabergja; 

    Prishtina: Kolaj; Bytyqi, Pllana, Useini, Mici; Gashi, Pefqeli; Prapashtica, Krasniqi, Kryeziu; Blesa;

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark