×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Gjilani i Alban Hysenit të Vetëvendosjes shpenzoi 7 mijë e 500 euro për dreka zyrtare

    Insajderi
    01 October 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjilani, në krye me Alban Hysenin ka shpenzuar mbi 7 mijë e 500 euro për dreka zyrtare. E mbi 5 mijë euro për derivate. Gazeta Insajderi, ka siguruar faturat e shpenzimeve nga kjo komunë në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike.

    Nga janari i këtij viti deri në fund të muajit gusht, kabineti i kryetarit Hyseni ka hargjuar 7 mijë e 520 euro. Nga komuna kanë arsyetuar këto shpenzime.

    Dreka prej 1 mijë e 800 eurove iu dedikua pritjes së ‘Ansamblit Shqiptar Kombëtarë’. 50 persona u ushqyen por edhe u akomoduan.

    Ndërsa 1 mijë e 400 euro u shpenzuan për një drekë për ‘Ditën e Çlirimit të Gjilanit’. Në këtë drekë morën pjesë 100 persona.

    Kurse 986 euro u shpenzuan për drekën me anëtarët e KFOR-it nga Amerika.

    Nga komuna kanë thënë se kryetari dhe nënkryetarja nuk kanë marrë mëditje.

    Por, nuk kanë treguar nëse kanë udhëtuar jashtë vendit.

    Kabineti i kryetarit të Gjilanit nga fillimi i vitit 2022 deri në fund të gushtit ka shpenzuar 5 mijë e 422 euro për karburant.

    Ky kabinet ka gjithsej katër vetura. Një veturë për kryetarin Alban Hyseni, një veturë për nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, një për zyrën e avokatit dhe një veturë shtesë.

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 14 nëntor 2021, Alban Hyseni fitoi garën për Kryetar të Gjilanit.

    Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje mori 21 mijë e 374 vota apo 51,03%, ndërsa kandidati tjetër nga kampi i LDK-së, Lutfi Haziri, pati 20 mijë e 515 vota, apo 48,97%./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark