×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani me komunikatë zyrtare për shëndetin e Zekirija Ramadanit

    Insajderi
    25 October 2022 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    SC Gjilani ka njoftuar se trajneri i tyre, Zikrija Ramadani është mirë me shëndet dhe se ka të bëjë vetëm me një helmim që pas arrjes së terapisë gjendja e tij është shumë e mirë dhe nuk ka probleme.

    Njoftimi i plotë i SC Gjilanit:

    Sport Club Gjilani njofton se trajneri Zekirija Ramadani ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

    Ramadani nuk ka mundur të udhëheq ekipin në seancën stërvitore të datës 22 Tetor dhe ka munguar në ndeshjen kampional ndaj Trepça ’89 një ditë më vonë, për shkak të një helmimi, siç është konstatuar nga analizat mjekësore.

    Pas marrjes së terapisë, gjendja e teknikut shkupjan është shumë e mirë dhe nuk ka probleme të tjera.

    Të gjithë në SC Gjilani e presin Ramadanin t’i bashkohet ekipit në seancën e radhës stërvitore në përgatitjet për ndeshjen kampionale ndaj KF Dukagjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark