×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani triumfon në derbin e zjarrtë ndaj Dritës, shkëputet si lidere e vetme në BKT Superligën e Kosovës

    Insajderi
    25 November 2021 - 15:22

    Gjilani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Dritës në derbin e zjarrtë lokal të vlefshëm për javën e 15-të në BKT Superligën e Kosovës.

    Ekipi i Ismet Munishit ka vazhduar formën e mirë në kampionat duke marrë fitoren e radhës, kësaj radhe në një ndeshje të vështirë derbi ndaj rivalit të urryer lokal, Dritës.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë dhe raste të barabarta nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

    Vendasit rrezikuan me Gerhard Prognin (11’) dhe Blerim Krasniqin (32’), ndërsa mysafirët me Përparim Islamin (36’) dhe Rron Brojën (44’), por shifrat mbetet të njëjta në 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë, Gjilani nisi më mirë duke gjetur shpejt edhe golin e epërsinë, ndërsa më vonë Drita pati diçka më shumë nga loja, por pa arritur t’i barazoj shifrat.

    Goli i vetëm në këtë pjesë dhe këtë ndeshje erdhi në minutën e 48-të dhe ishte Albert Dabiqaj, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, rezultat ky që doli të ishte përfundimtar.

    GOLI:

    Pas kësaj fitore, Gjilani e sheh veten në pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Drita e treta me 25 pikë.

    Në ndeshjen, “Skifterat” udhëtojnë te Llapi, ndërsa “Intelektualët” e presin Dukagjinin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark